Ekonomi

Hoti : BE-ja është aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

Në konferencën e nivelit të lartë për klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë ‘’White Book 2020” i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, premtova se do t’i analizojmë me kujdes sugjerimet në këtë libër, këshillat dhe vërejtjet që mund të jenë për sektorë të caktuar, në mënyrë që ministritë dhe agjencitë e ndryshme t’i inkorporojnë këto vërejtje dhe sugjerime në planet e punës për vitin 2021.

BE-ja për neve mbetet sigurisht aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik, por në të njëjtën kohë është edhe investitori më i madh në Kosovë, kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme sociale për fuqizimin e shtetit të së drejtës, për fuqizimin e konkurrencës dhe rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Kosovës.

Kosova gjatë viti 2020 është ranguar në mesin e 20 vendeve që më së shumti kanë pasur përmirësim në nivel global, sa i përket kushteve për biznes dhe për investime.

Deri në fund të vitit 2027 janë disa orientime, njëri nga ta është plani për mbështetje ekonomike dhe investime për Ballkanin Perëndimor i BE-së ku hyn edhe Kosova për 7 vjetët e ardhshme.

Në mars të vitit 2021 do të finalizohet ‘’Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030’’, e cila ndihmon institucionet që t’i orientojnë më mirë resurset publike dhe të koordinojmë mbështetjen nga donatorët për dekadën e ardhshme.

Related Articles

Back to top button