Lajme
Kryetari Nura me zyrtarët komunal bëjnë homazhe në Kompleksin Perkujtimor “ Adem Jashari “ në Prekaz

Me homazhe në Kompleksin Përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz, sot është kujtuar sulmi i dytë mbi Familjen Jashari, në 26 vjetorin e këtij akti të forcave policore e ushtarake serbe mbi familjen e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.
Me këtë rast, kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së degët në Skenderaj, kanë nderuar dëshmorët e kombit me një minutë heshtje si dhe kanë vendos buqeta me lule të freskëta mbi varret e heronjve.
Lavdi e përjetshme sakrificës dhe heroizmit të Familjes Jashari!