Zemaj takon familjarët e pacientve me fibrozë cistike

Ministri i Shëndetsis Armend Zemaj ka takuar sot familjaret e pacientve me fibrozë cistike në Kosovë , me të cilët ka biseduar pë shqetsimet dhe problemet lidhur me terapinë dhe trajtimin r tyre , coston e lart që kjo sëmundje e rrall bart në vete.
Ministri Zemaj tha se Ministria e Shëndetsis do të bëj maksimumin që kjo kategori e pacientve të mbulohet më terapi e nevojshme.
Ai tha se me 19 gusht të këtij viti kam nënshkruar Momerandumin e Mirkuptimit me fondacionin amerikan ” Project Hope ” përmes të cilit sigurohet ilaçi Creon , që është kryesori ne kete trajtim të kësaj sëmundje.
Postimi i plotë i Ministrit të Shëndetsisë Armend Zemaj :
Kam takuar sot familjarët e pacientëve me fibrozë cistike në Kosovë, me të cilët kemi biseduar për shqetësimet shëndetësore që këta pacientë kanë lidhur me terapinë për trajtimin e tyre, duke pasur parasysh koston e lartë që kjo sëmundje e rrallë bart në vete.
Duke e njohur këtë fakt, si Ministri e Shëndetësisë do të bëjmë maksimumin që kjo kategori e pacientëve të mbulohen me terapinë e nevojshme, e cila nuk ka qenë e lehtë për të siguruar për faktin e mungesës në të kaluarën të politikës qeveritare për sëmundjet e rralla në Kosovë, mungesën e mjeteve financiare, mungesën e kapaciteteve të mjaftueshme profesionale dhe vetëdijësimit të ulët publik lidhur me sëmundjet e rralla në Kosovë.
Me qëllim që pacientët me fibrozë cistike në Kosovë të kenë terapinë adekuate, më 19 gusht të këtij viti kemi nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me fondacionin amerikan “Project Hope”, përmes të cilit sigurohet ilaçi Creon, që është kryesori në trajtimin e kësaj sëmundje, krahas barnave të tjera.
Krahas dy furnizimeve të mëhershme të bëra sivjet për pacientët me Fibrozë Cistike nga MSh përmes Project Hope, sipas memorandumit, ky fondacion është duke zhvilluar procedurat për sigurimin edhe të 140.000 kapsulave për nevoja të këtyre pacientëve.
Me që fusha e sëmundjeve të rralla në Kosovë nuk ka qenë e mbuluar deri tash me politika të drejta, MSh ka përgatitur edhe Koncept-dokumentin për sëmundjet e rralla në Kosovë, ku përveç Fibrozës cistike adresohen edhe sëmundjet e tjera si Sëmundja Gaucher, Tirozinemia tip 1, Skleroza multiple, etj.