BE e përkushtuar të siguroj vaksinen kunder covid-19 edhe për rajoni tonë , në të njëjtën kohë me vendet e tjera

Kryeministri i Republikës së Kosovës z.Avdullah Zoti ka falenderuar BE -në për përkushtimin e tyre për të siguruar vaksinen kunder covid-19 edhe për rajonin ton , në të njejtën kohë me vendet e tyre .
Këtë lajm ja ka bër të ditur sot komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi gjatë një video koference më përfaqësuesit e qeverive të vendeve të Ballkanit Përendimor ka njoftuar kryeministri Hoti në një postim ne rrjetin social Facebook .
Postimi i plotë i kryeministrit Hoti :
Falënderoj BE-në për përkushtimin e tyre që të sigurojnë vaksinën kundër Covid-19 edhe për rajonin tonë, në të njëjtën kohë me vendet e tyre.
Këtë lajm të mirë e ndau sot me ne Komisionari për Fqinjësi dhe Zgjerim z. Oliver Varhelyi, gjatë një video konferencë me përfaqësues të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili ndër të tjera theksoi se ardhmja e vendeve tona është në BE.
BE-ja në vazhdimësi ka ofruar mbështetje të pakursyer për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, në menaxhimin e krizës të cilën e ka shkaktuar pandemia Covid-19, për çka i jemi mirënjohës përherë. 🇪🇺🇽🇰