Lajme

Jeta Xharra ndan qmim për Bekim Jasharin dhe Komunën e Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari ka marr mirënjohje nga Jeta Xharra dhe emisioni i saj “ Jeta në Kosovë “ për transparencën dhe bashkëpunimin me mediat .

Postimi i Jasharit në facebook :

Një mirënjohje nga gazetarja, Jeta Xharra, për bashkëpunimin që kemi pasur dhe kemi në informimin e opinionit publik për qeverisjen lokale, hapjen ndaj mediave dhe organizimin e debatit rreth qeverisjes sime komunale.

Kam qenë kryetari i parë që kam marrë pjesë në debatet për qeverisjen komunale që këtë vit janë organizuar nga “Jeta në Kosovë” dhe përballë asamblistëve kam prezantuar të arriturat e qeverisjes sime 3 vjeçare me Skenderajn.

Liria e shprehjes, mendimit kritik dhe hapja ndaj mediave dhe qytetarëve është parakusht i zhvillimit të demokracisë dhe për këtë po angazhohem maksimalisht.

Related Articles

Back to top button