Lajm shumë i mirë për qytetaret e Komunës së Fushë Kosovës

Lajmë shumë i mirë për qytetaret e Komunes së Fushë Kosovës ,sidomos për nxënësit e shkollës Mihal Grameno , për shkak të numrit shumë të madhe të nxenësve në klasa Komuna e Fushë Kosovës ka marr vendim për ndertimin e një shkolle të re në rrugë për Uglar , dhe punimet për shkollën kanë filluar , kapaciteti i shkollës është deri ne 1200 nxënës , ka bërë të ditur Komuna e Fushë Kosovës në një postim te saj në faqen e saj zyrtare.
Postimi i plotë i Komunës
* Fillon ndërtimi i shkollës së re në pjesën Fushë-Kosovë – Uglar *
Pas shumë analizave dhe përpjekjeve më në fund ka filluar ndërtimi i shkollës së re në pjesën Fushë-Kosovë – Uglar.
Kjo Shkollë do të ketë kapacitet për 1200 nxënës të cilët do të vijojnë mësimet nga pjesa e djathtë e qytetit në magjistralen Fushë-Kosovë-Prishtinë.
Kjo shkollë do të jetë pjesë e shkollës “Mihal Grameno” e cila do ta zgjidhë shumë mirë vijueshmërinë e rregullt të nxënëseve si dhe do ta shkarkojë numrin e tyre në shkollën “Mihal Grameno”.
Planifikohet që punimet të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa si projekt ndërtimi i kësaj Shkolle tërësisht financohet nga buxheti i komunës së Fushë-Kosovës.
Nga fakti se në mënyrë konstante është duke vazhduar rritja e numrit të nxënësve në qytet, komuna planifikon që edhe në vitin e ardhshëm të filloj me ndërtimin edhe të një shkolle tjetër meqërast përfundimisht do të zgjidhet njëherë e mirë ndërtimi i objekteve shkollore në qytetin e Fushë-Kosovës.