Lajme

Jashari nënshkruan marrëveshje mbi 1 million euro me FKEe-në

Mbi 1 milion euro investime në të ardhmen nga bashkëpunimi me FKEE-në

Bashkë me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Admir Shala, nënshkruam marrëveshjet për renovimin e objekteve të shkollave fillore “Shaban Jashari” e ”Malush Ahmeti”, objektit të QKMF-së si dhe të Komunës sonë, duke intervenuar në masa efiçiente.

Me Fondin Kosovar për Efifiçiencë të Energjisë, muaj me parë kemi nënshkruar marrëveshjen edhe për renovimin e objektit të vjetër të gjimnazit “Hamëz Jashari”, objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina” si dhe çerdhes “Nëna Zahide”.

Në emër të gjithë qytetarëve të komunës, në këtë takim u shpreha mirënjohës ndaj Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), duke çmuar lartë këtë kontribut të rëndësishëm të tyre për qytetin tonë, ka thënë Bekim Jashari kryetar i Komunës së Skenderajt .

Related Articles

Back to top button