Lajme

U perurua pllaka përkujtimore e Ali Fazlis

Bashkë me familjarë të veprimtarit, drejtorë komunal, veprimtarë të çështjes kombëtare, veteran e invalid të UÇK-së, sot në Prekaz zbuluam pllakën përkujtimore të patriotit, Ali Fazlia, i cili qysh në moshën e re, 15 vjeçare, iu bashkua Azem Bejtes dhe luftëtarëve të tjerë për të mbrojtur vendin.

Heroi Ali Fazlia, nuk kurseu kontributin e tij as në Luftën e Dytë Botërore, ku ishte një nder të parët që mori pjesë në betejat e përgjakshme që u zhvilluan në Novi Pazar dhe Kolashin për të mbrojtur kufijtë etnik nga depërtimi i forcave serbe të Drazha Mihajloviqit.

Në dimrin e viti 1945, ai ui bashkua Brigadës së Shaban Polluzhes, ku me pas mori pjesë në të gjitha betejat e asaj kohe.
Për shkak të trimërisë së tij të madhe e rezistencës së palodhshme, organet kryesore të Jugosllavisë organizuan me dhjetëra aksione për kapjen e tij por gjithmonë rezultuan pa sukses, ku në fund edhe e detyruan të dorëzohej duke përdorur mënyrën me të ulët atë të kërcënimit, ku ia burgosen gjithë familjen dhe e kërcënuan se nëse nuk paraqitet do t`ia pushkatojnë. Para një situatë të tillë, heroi sy patrembur zgjodhi të flijojë vetën në mënyrë që të shpëtoj familjen e tij 40 anëtaresh.

Ali Fazlia u dënua me vdekje po dënimi iu zbut me 20 vjet burgim, por edhe brenda në burg ai mbeti i pathyeshëm.

Andaj sot këtu në Prekaz, kemi vendosur pllakën përkujtimore, të trimit Alia Fazlia, në mënyrë që brez pas brezi të kujtohet dhe asnjëherë mos të harrohet dashuria dhe sakrifica e tij për Kosovën tonë.

Rrugën e Ali Fazlisë për mbrojtje e çlirim të atdheut nga pushtuesit e ndjeken gjeneratë pas gjeneratë shumë dëshmori e heronjë nga Prekazi, Drenica e Kosova.

Trimat si Ali Fazlia e shumë të tjerë që i dhanë gjithçka Kosovës, do të mbeten për herë ne kujtesën tonë, si dëshmi e një lufte të pastër që është bërë për mbrojtjen e tokave tona.

Lavdi e përjetshme për patriotin e pamposhtur Ali Fazlia dhe gjithë të rënët për Liri!

Related Articles

Back to top button