Ekonomi

Ministri Vesel Krasniqi dhe komisioni ndërministror kanë shqyrtuar aplikimet e investimeve strategjike

Komisioni Ndërministror për Investime Strategjike, të cilin e kryesoj, sot në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar raportet e përgatitura nga grupet operacionale të disa aplikimeve për investime strategjike.

Komisioni me shumicë votash ka aprovuar rekomandimet e grupit operacional për subjektin aplikues “Çiçavica Wind Farm 1” L.L.C.

Anëtarët e komisionit në këtë mbledhje kanë kërkuar informacione shtesë për disa çështje të cilat nuk ishin sqaruar sa duhet në raportet e grupeve operacionale.

Në aplikimet për investime në hotel “Grand” janë shqyrtuar rekomandimet e grupit operacional për tri ofertat ku komisioni ka shqyrtuar vetëm investitorin potencial strategjik “Bau Investment” LLC
pasi që është konstatuar se ka dokumentacionin më të kompletuar. Por megjithatë edhe për këtë është kërkuar që komuna e Prishtinës t’i jep rekomandimet për kufijtë dhe hapësirën rreth hotelit “Grand”.

Njëzëri komisioni ka konstatuar se institucionet kompetente duhet t’i japin opinionet e tyre lidhur me investimet në fushën e energjisë së ripërtërishme.

V.K

Related Articles

Back to top button