
Kryeministri i Shqipëris Edi Rama ka njoftuar se ka arritur një marrveshje me Pfizer për të nisur marrjen e vaksines kunder covid-19 në janar për qytetaret e Shqipëris .
Rama po ashtu ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit po ai tha se ia dolëm sifoqoftë vet me diplomaci e me këmbënguljr të mos mbetemi mbrapa askujy , dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit.
Postimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama ne twiter
I papranueshëm moralisht, polikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!
Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!