Bekim Jashari merr mbështetje të fort në Klinë dhe Polac , me të edhe deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu

Në Klinë të Mesme dhe në lagjen Xani në Polac, bashkë me deputetin Bekim Haxhiu, Gjeneralin, Ilaz Dergutin, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së, Emin Latin, si dhe kandidat për asamble komunale, takuam shumë përkrahës të Listës sonë të Pavarur, Ideal për Skenderaj, me të cilët bashkëbiseduam për projektet të cilat janë realizuar gjatë qeverisjes sonë katër vjeçare.
Me qytetarët e këtyre fshatrave, biseduam edhe për projektet e tjera që janë të një rëndësie të veçantë dhe që në vitet në vijim do të jetësohen nga qeverisja jonë, që në qendër të saj ka vetëm qytetarin.
Në Polac, para të pranishmëve prezantuam edhe kandidatët për asamble komunale, të kësaj ane, dy ish ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isuf Hoti e Abdulla Gashi, Naser Bajraktarin, Osman Smajlin e kandidat tjerë.
Ndërsa në Klinë të Mesme, prezantuam, ish pjesëtarin e UÇK-së, asamblistin aktual të kuvendit tonë komunal, Musa Fazliu, asamblistin Naser Bajraktari si dhe kandidaten Alketa Mecini.
Nga këto dy vende morëm, mbështetje për të vazhduar bashkë punën në realizmin e Idealit, për të cilin u flijuan breza të terë.
Bashkë për Idealin tonë!
#QeverisjaIdeale
#IdealpërSkenderajn
#ideal113