Lajme

Majko : Kosova na ka ne, ne kemi Kosovën!

Ish-kryeministri dhe Ministri i Diasporës Pandeli Majko komentoi deklaratën e fundit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Majko i ka quajtur “deklarata tregtarësh” qëndrimet e Serbisë dhe vetë Vuçiç, të cilët kanë deklaruar se nuk mund të pranonin Kosovën si shtet, pa marrë asgjë në këmbim.
Deklarata e fundit e Vuçiç në esencë është e papërgjegjshme. Në përgjithësi në Ballkan ngjarjet e rënda ndodhin kur nuk ka deklarata, dhe nuk besoj se do shkohet më tutje.
Sa i përket shqiptarëve nuk besoj se jemi të përçarë. Sherri që u konsiderua si i madh mes Haradinaj dhe Ramës u shua, s’ka më konflikt.
Ne nuk kemi tjetër përveç Kosovës. Kosova sot nuk është një hapësirë tokësore pa emër, është një shtet. Ata nuk kanë tjetër përveç nesh, dhe ne nuk kemi tjetër përveç tyre”, tha Majko.

Related Articles

Back to top button