Kryetari Jashari nënshkruan vendimin për emërimin e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të shkollave të Skenderajt

Sot kam nënshkruar vendimet për emërimin e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të institucioneve edukativo arsimore të komunës sonë, të cilët janë zgjedhur me konkurs sipas legjislacionit në fuqi.
Të 12 drejtorët e zëvendës-drejtorët e shkollave të mesme të ulëta, të mesme të larta dhe shkollës profesionale, i urova për detyrën dhe përgjegjësinë e marrë duke shpresuar që ata përmes punës dhe angazhimit të tyre si dhe bashkëpunimit me mësimdhënës, prindër e nxënës, të ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit, në Komunën tonë.
Në këtë ceremoni theksova rëndësinë e madhe që ka arsimi, duke qenë së është bazamenti i zhvillimit të çdo shoqërie, andaj investimi në arsim është investim në ardhmërinë e vendit.
Si qeverisje lokale do të vazhdojmë angazhimin tonë maksimal në krijimin e infrastrukturës shkollore moderne dhe adekuate në mënyrë që nxënësit tonë të arrijnë të jenë të gatshëm dhe t’i përshtaten nevojave të tregut të punës.
Urime e suksese drejtorëve të zgjedhur!