Lajme
Nanë, çkado që bahet, ti lot mos derdh, se nuk duhet

”E hetova se diçka kishte ndodhë, por nuk po më tregonin, deshën të më jepnin një ineksion, por s’e kuptoja përse.
Shkëlzeni më mbajti për dore, u ula në korridor e i thashë: Djali jem, pashë gjinin që t’a kam dhanë, kallzom çka na ka gjetë..
E kapi kryet me dorë e tha: Nanë n’a është vra Luani, po mos kajë, se na e kanë vra serbët.
Kush nuk ma ka ndí zanin, sikur me m’pas thanë u martu.
Të nesërmen kur jam çu në mëngjes, pashë që i prejshin lopët, eh aty kam kajtë. Thash me veti në vend që sot t’ia marrim nusen, ai qenka varrosur.
Luani m’thojke;
Nanë, çkado që bahet, ti lot mos derdh, se nuk duhet. Unë jam si bryma para diellit, sot jam, nesër s’jam.”
Rukë Haradinajt (Nana e Luan Haradinaj)