Ekonomi
Vëllëzerit Kosovar shpëtuan turizmin në Shqipëri

Llogariten mbi 1 Milion vizitorë nga Kosova të kenë hyrë në territorin shqiptar gjatë muajve janar-gusht 2020, tregojnë burime nga Dogana e Kosovës. Megjithëse është 52% më e ulët si shifër, krahasuar me një vit më parë, falë patriotëve tanë të Kosovës dhe në të gjitha trevat e tjera shqipfolëse dhe emigrantëve, turizmi ka mundur të sigurojë të paktën mbijetesën këtë sezon veror.
Shumica e pushuesve për këtë vit kanë preferuar Sarandën me kapacitet të plotësuar në struktura 60%. Turizmi patriotik duket se përmbushi misionin, duke mos-lejuar vdekjen e operatorëve vendas dhe ngritjen e këtij sektori në kufijtë e mbijetesës. Padyshim, ndryshimi ka ardhur nga shqiptarët e Kosovës dhe të trevave të tjera shqipfolëse.