
Kryeministri i Republikes së Kosovës z. Avdulla Hoti ka njoftuar në rrjetin social facebook se qeveria e Kosovës ka miratuar programin për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021 në vlerë prej 222,400,000.00 euro.
Postimi i plotë :
Qeveria ka miratuar Programin për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqindtë e njëzetë e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00)
Në kuadër të këtyre masave, midis tjerash përfshihen:
– 6.5 milion euro për të Vetë Punësuarit
– Vazhdimi i Shtesave në Shëndetësi
– Vazhdimi i Shtesave në Polici
– Dyfishimi i Asistencës Sociale
– Rritja e Pensioneve për 30 euro, për të gjithë pensionistë që marrin më pak se 100 euro