Lajme

Aktivistja Emine Imeri me kërkesë për Kryetarët e komunave të Kosovës

KËRKESË PUBLIKE

Po e bëj këtë kërkesë ( lutje ) publike për kryetarët e komunave, duke filluar nga Komuna e Skenderajt
.
Le të merret vendim, që nëpër çdo qytet të vendosen kontanjerët për klasifikimin e mbeturinave, sidomos nga një kontanjer i veçantë, vetëm për hudhjen e kanaqeve.
Ky veprim, jo vetëm që ua lehtëson punën pronarëve të lokalave, por është edhe si gjest human, pasi që në këto ditë të ftohta, mbledhësit e kanaqeve (për mbijetesën e familjes së tyre), do të kenë më të lehtë punën e tyra, duke mos i futur duart nëpër mbeturinat tjera.
Mbledhësve të kanaqeve, përveç që u kursehet koha, kursehen edhe nga sëmundjet që mund t’i marrin afër mbeturinave.
Në njëfarë mënyre ata janë edhe pastrus të rrugëve, pa pagesë, pa pagesë, prandaj nëse nuk iu ndihmohet kështu, gjejeni ndonjë vend pune për ta🤷🏻‍♀️

Punoni për të mirën e të gjithëve!

Mirënjohëse, nëse bëhet sa më shpejtë realitet kjo kërkesë (dëshirë e imja)!🙏🏻

Faleminderit për mirëkuptimin!
Me respekt
Emine Imeri

Related Articles

Back to top button