Lajme
Profesori Flakur Maloku i bashkohet PDK-së

Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe ligjëruesi universitar Flamur Maloku. Mirëseardhje në PDK i uroi kryetari dhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj. Me bagazhin e tij intelektual si studiues i letërsisë dhe autor i disa librave poetikë, i cili është shpërblyer me disa çmime për vepra letrare, Maloku është vlerë e shtuar për Partinë Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, Flamur Maloku si vëlla i dy veteranëve të UÇK-së, vjen nga një familje atdhetare për të përmbushur planin tonë për rimëkëmbje kombëtare.
Zgjedhjet në Kosovë do të mbahen me 14 shkurt.