Lajme

Hoti në Bruksel : Kosova sa më parë të antarësohet në NATO

– Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur sot në Bruksel nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Hoti, në një postim në Facebook, ka treguar se ai e ka shprehur synimin e Kosovës që sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s, ndërsa Stoltenberg ka thënë se NATO do të vazhdojë përkrahjen për një  mjedis paqësor dhe të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Kosova ka synime të qarta në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike dhe sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s. Ndërsa, Sekretari Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj“, ka shkruar Hoti.

Hoti e ia ka përcjellë sekretarin Stoltenberg mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për mbështetjen e gjithanshme të NATO-s për paqen dhe progresin në Kosovë.

Postimi i plotë i Hotit:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, sot jam pritur në selinë e NATO-s nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduam për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë në vendin tonë.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës e kam falënderuar për misionin e KFOR-it në Kosovë, prania e të cilit është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Me këtë rast kam shprehur mirënjohjen time edhe për ndihmën që KFOR-i u ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Kosova ka synime të qarta në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike dhe sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s. Ndërsa, Sekretari Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


The reCAPTCHA verification period has expired. Please reload the page.

Back to top button