LajmeShëndetësi

Vendosen tri nga pesë pajisjet Rentgen digjitale mobil në QKUK për trajtimin e pacienteve me COVID-19

Ministri i Shëndetësis Armend Zemaj njoftoi përmes rrjeteve sociale facebook se sot kanë vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil ,për trajtimin e pacienteve me covid -19 në QKUK , ndersa dy prej tyre për spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit .
Postimi i plotë i ministrit të Shëndetsis Armend Zemaj :
Sot, në QKUK kemi vendosur tri nga pesë pajisjet Rentgen digjital mobil, për trajtimin e pacientëve me Covid 19, ndërsa dy pajisjet tjera do të vendosen në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe Gjilanit

Pajisjet e parapara me dy llotet tjera, do të arrijnë deri nga mesi i dhjetorit.

Pajisjet e sotme janë moderne, do të ngrisin cilësinë e shërbimeve dhe lehtësojnë punën e kuadrit shëndetësor.

Lufta kundër virusit vdekjeprurës vazhdon!

Related Articles

Back to top button