Ekonomi

Kosova e Zvicrra nënshkruajn marrëveshje për mbështetjen e të rinjëve për punësim

Mundësi e re për punësimin e të rinjve

Sot së bashku me Ambasadorin Zviceran z. Thomas Kolly nënshkruam fazën e tretë të marrëveshjes në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Zvicerane “ Enhancing Youth Employment-EYE”, “ Rritja e Punësimit të të rinjëve”, projekt i mbështetur nga Qeveria Zvicerane në vlerë prej 4’973’500.– CHF (katër milion e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e pesëqind franga zvicerane).

Qëllimi i këtij projekti është rritja e punësimit të të rinjëve nëpërmjet rritjes së qasjes në trajnime dhe punësim, nëpërmjet sistemit të trajnimit të orientuar kah tregu i punës dhe orientimi në karrierë me mundësi punësimi nëpërmjet përmirësimit të sistemit informtiv të tregut të punës.

Angazhimi im për një jetë më të mirë të qytetarëve, aktivizimi, orientimi në karrierë dhe punësimi i të rinjëve nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë kurrë.

Falënderoj Ambasadorin Kolly dhe Qeverinë Zvicerane për gjithë mbështetjen e dhënë për Kosovën dhe në veçanti për rininë e saj.

Related Articles

Back to top button