Lajme

Konjufca bënë homazhe tek martirer e Maskarës së Reçakut

Sot bëmë homazhe për të nderuar martirët e Masakrës së Reçakut, asaj ngjarjeje tronditëse të para 25-viteve, dhimbja e të cilës vijon dhe kërkon drejtësi.

Ishte një nga aktet më mizorë dhe dëshmia që u dha jehonë botërore krimeve të luftës dhe gjenocidit të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Ashtu siç në anën tjetër, përmes pamjeve të këtij krimi të përbindshëm bota perëndimore u gjend përballë faktit të një populli të vendosur për lirinë e vet me çdo kusht, deri në sakrificat më të epërme.

Vetëm unifikimi i demokracive si pasojë e Reçakut për të vendosur më pas vijat e kuqe solli bombardimet e NATO-s, që i hapën rrugën çlirimit të plotë të Kosovës.

Është detyra jonë që gjithmonë t’i kujtojmë martirët e Reçakut, ashtu edhe dëshmorët që ranë në përpjekje për të mbrojtur popullatën civile të Reçakut, e në të njëjtën kohë të kërkojmë drejtësinë për ta, të mos ndalojmë së kërkuari dënimin e kriminelëve të forcave militare dhe paramilitare të Serbisë gjenocidale.

Ata martirë janë në themelin e shtetit tonë, martirizimi i tyre është plaga jonë që kujtesën e bën premtim dhe qëllim të padiskutueshëm të drejtësisë dhe dinjitetit për këdo.

Lavdi martirëve të dëshmisë, e përndritur qoftë gjithmonë sakrifica e tyre për liri!

Related Articles

Back to top button