Në Prishtinë neser nis ndërtimi i një shkolle të re

Kryeqytetit të Kosovës do i shtohet një shkollë e re , neser do filloj ndertimi i një shkolle të re në lagjen ” Qëndresa ” të Prishtinë ka njoftuar kryetari i Komunës z. Përparim Rama.
Kretari Rama tha : Një tjetër premtim i fushatës, ndërtimi i shkollës nëntëvjeçare në lagjen Qëndresa (Prishtina e Re, zona perëndimore) po bëhet realitet. Nesër vendosim gurthemelin për ndërtimin e shkollës me sipërfaqe prej 6.726 m². Ky është projekt i shumëpritur prej banorëve të zonës, me impakt pozitiv zinxhiror, jo vetëm për prindërit, nxënësit dhe arsimtarët, por për të gjithë qytetarët e kryeqytetit. Ndërtimi i kësaj shkolle, si dhe i dy të tjerave në të ardhmen e afërt, me modalitetin publiko-privat, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit. Më pak stres për prindërit, arsimtarët e qytetarët. Më shumë cilësi e punësim. Më shumë mundësi për një të ardhme më të ndritur për fëmijët tanë.