Donatori Arsim Nuredini dhuron 10 karroca elektrike për përsonat me nevoja të veçanta për komunen e Skenderajt

Kryetari i komunes së Skenderajit Bekim Jashari ka falenderuar donatorin Arsim Nuredini i cili i dhuroj 10 karroca për përsonat me nevoja të veçanta të komunes se Skenderajt.
Postimi i plotë :
Kryetari Jashari falënderon donatorin Arsim Nuredini për dhurimin e 10 karrocave për personat me nevoja të veçanta
Bashkëqytetari ynë, Ismet Mehmeti tani e tutje do ta këtë më të lehtë lëvizjen brenda qytetit tonë, kjo falë donatorit, Arsim Nuredini, që punon dhe jeton në Gjermani, i cili ka dhuruar 10 karroca elektrike për nevojat e personave me nevoja të veçanta në komunën tonë.
I pari i Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku dhe drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ibush Hetemi, vizituan QKMF-në në Skenderaj, për të dhuruar karrocën e parë, për qytetarin e komunës sonë, Ismet Mehmeti.
Kryetari Jashari tha se ditëve në vijim sipas kërkesave që vijnë nga personat me nevoja të veçanta në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, pas verifikimit do të shpërndahen edhe 9 karrocat tjera.
“Në emër të komunës së Skenderajt, falënderoj donatorin, Arsim Nuredini për këtë donacion jashtëzakonisht të vlefshëm për personat me nevoja të veçanta në komunën tonë”, tha Jashari.
Kryetari Jashari tha se për këtë kategori është duke u implementuar projekti për punësimin e tyre dhe po ashtu është duke vazhduar angazhimi maksimal nga ana e komunës që këta persona të kenë objektin e tyre sipas standarteve evropiane të qëndrimit dhe trajtimit ditor.
Bashkë për njëri-tjetrin!