Lajme

Bekim Jashari në mbeshtetje të qytetarëve të Skenderajt

Të dashur qytetarë,

Në përkrahje simbolike për të infektuarit me COVID-19 gjatë vitit 2020, dhe ata që kanë humbur familjarët e tyre nga ky virus, dje kemi ekzekutuar pagesat për 250 qytetarët e parë që kanë aplikuar (dhe që kanë plotësuar kriteret) nga janari i këtij viti për të marrë subvencionin prej 50 euro për çdo të infektuar dhe 100 euro për çdo familjarë të humbur.

Jam i vetëdijshëm që kjo shumë financiare e përcaktuar për subvencion nuk është e mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve që kanë bërë të infektuarit me COVID-19, mirëpo këto janë mundësitë tona si komunë.

Të nderuar qytetarë, aplikimet po vazhdojnë dhe kështu do të vazhdojmë me realizimin e këtyre pagesave për këto dy kategori të komunës sonë.

Vazhdojmë bashkë, në shërbim të qytetarëve!

Related Articles

Back to top button