Ekonomi
Fluks i madh i fluturimeve për Kosovë

Për një javë nga Zvicra në Kosovë kanë hyrë 7.763 persona, për 4 ditë priten edhe 20 mijë udhëtar tjerë të vin në Kosovë
Kjo është një lajm i mirë që vendimi i shtetit Zvicrran për largimin e Kosovës nga lista e zez e corona virusit bënë të mundshëm ardhjen e shumë mërgimtarve në Kosovë .
Ardhja e mergimtarve është një sinjal pozitiv per vendin sepse dihet që ekonomia e Kosovës varet shumë nga ardhja e tyre në Kosovë.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bëri të ditur se brenda 4 ditëve në Kosovë do të arrijnë edhe 20 mijë bashkatdhetarë.
Autoritet zvicerane kanë hequr Kosovën nga lista e karantinës që nga 28 shtatori.
Që nga atëherë, sipas të dhënave të Aeroportit të Prishtinës, nga data 25 shtator e deri më 2 tetor, nga Zvicra për në Prishtinë kanë ardhur 7763 udhëtarë.