Lajme

Paraqitet rasti i parë këtë vit i gripit të shpezëve Avian Influenza

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka njoftuar se është paraqit rasti i pare i gripit të shpezëve Avian Influenza në një fermë jo komerciale në Shtime.

Postimi i plotë nga AUV

16 Nëntor 2023 e Enjte
NJOFTIM

Pas konfirmimit të prezencës se sëmundjes, gripi i shpezëve Avian Influenza në një fermë jo komerciale në Shtime. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 16.11.2023 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr AUV 01/619. Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Gripi i Shpezëve-Avian Influenza. Zona në perimetër 3 km nga ferma në Fshatin Godancë komuna Shtime, shpallet zonë karantine e ndalimit të lëvizjes se shpezëve. Ndërsa zona në perimetër 10 km shpallet zonë nën mbikëqyrje për hulumtim.
AUV menjëherë ka ndërmarrë masat ekzekutive për parandalim të përhapjes. Është bërë asgjësimi i pulave dhe shpezëve tjera në fermën e prekur, dezinfektimi i fermës dhe hapësirave rreth fermës. Ferma është ekonomi familjare (pula të oborrit). Jemi në kontakte me praktikat veterinare, shoqatën fermerëve shpezëtar. Është urdhëruar ngritja e masave vetëmbrojtëse të biosigurisë në ferma. Aktualisht nuk kemi ndonjë rast tjetër të dyshimtë. Rasti është i izoluar është vetëm një fermë e prekur. Sëmundja është prezentë në shumicën e vendeve të BE-së dhe rajon. Në linjë me autoritete e vendeve tjera AUV vendosë masat për parandalim të përhapjes sipas praktikave profesionale ndërkombëtare. Nuk ka asnjë ndalesë sa u përket produkteve të shpezëve.

Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, neni 7, pika 4, të Udhëzimit Administrativ Nr. 2005/24 për Luftimin e Sëmundjes Zoonotike të Shpezëve” Gripi i Shpezëve”. Vlerësimit të situatës epizootiologjike paraqitjes se një rasti të izoluar, vendosen masat si në vijim:

Vendimi zbatohet në territorin e Komunës se Shtimes

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;
b) Vendosja e masave të biosigurisë në ferma (vetëkontrolli),
c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); dezinfektimi i objektit dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;
d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;
e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë
f) Përcaktimi i lokacioneve për groposjen e shpezëve.

II. Përjashtimisht nga masat e lartcekura, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.
IV. Obligohet Komuna e Shtimes, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Vendimi hynë në fuqi sot datë 16.11.2023

Raportoni në numrin:
0800 500 95 Pa pagese 24h

Related Articles

Back to top button