Lajme

Fillon projekti për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të Lumit “Klina” në Skenderaj

Kanë nisur punimet në kuadër të projektit për zgjerimin dhe pastrimin e shtratit të Lumit “Klina”, një nga projektet kapitale më të rëndësishmit sa i takon ambientit dhe problemeve me të cilat u përballëm pas vërshimeve të janarit të këtij viti.
Kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, bashkë me përfaqësuesit e fshatit Arbër Geci, anëtarët e Kuvendit Besart Rrecaj e Avdullah Geci si dhe banorët vendës, kanë qenë të pranishëm në fillimin e realizimit të projektit, i cili ka nisur afër xhamisë së fshatit Llaushë, ku do të trajtohen fillimisht dy degëzimet e fshatit, për të vazhduar faza tjetër që do të përfshijë shtratin nga Klina e Mesme deri në Kuqicë.
Qeverisja komunale i ka dhënë prioritet rregullimit të shtratit të lumit të vetëm që kemi, sikundër përgjigje e nevojshme e problemit të kamotshëm të vërshimeve, nga të cilat pësuam dëme të konsiderueshme më 19 janar të këtij viti.

Related Articles

Back to top button