Ekonomi

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit po vizitojn Shkupin

Delegacioni i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës i përbërë nga kryetari Prof. Dr. Hysen Sogojeva, nënkryetari Flamur Bahtijari, nënkryetari Skender Thaçi dhe udhëheqësja e departamentit të Administratës Gentiana Gashi, sot ishin për vizitë pune në Institucionet për zhvillimin dhe promovimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Takimi i parë ishte me drejtorin e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në krye me drejtorin Ljupcho Janevski bashkë me Nebi Ahmeti dhe Mevludin Sulejmani nga Departamenti për Promovim, Marketing dhe Përkrahje të Turizmit.

Detyrë e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është me e mbështet dhe me e promovu turizmin në të gjitha alternativat.

Të pranishmit u treguan falenderues dhe mirënjohës që përfaqësuesit e OHTK-së janë drejtuar tek njëra ndër shtyllat kryesore shtetërore për promovimin e turizmit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga ky takim doli një propozim shumë i frytshëm: organizimi i një konference të përbashkët, ku do të marrin pjesë agjenci turistike, hotelier, gastronomë, në përgjithësi nga sektorët e turizmit, në mënyrë që të jemi urëlidhëse mes tyre që sa më parë të fillojnë projektet mes vete.

Mes dy palëve së shpejti do të nënshkruhet edhe një Memorandum Bashkëpunimi, çdoherë në koordinim me Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Ambasadoren SH.T Shpresa Jusufi, kjo me të vetmin qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe ecjes së projekteve të përbashkëta.

“Përveç që jemi dy shtete me shumë ngjashmëri qoftë në kulturë apo në territor, turistët e Kosovës janë shumë të vlefshëm dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut prandaj edhe ne në Kosovë dhe me shqiptarët nga Kosova ndihemi njejt sikur në shtëpi” ishte ajo që shumë herë u theksua nga përfaqësuesit e Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit.

Related Articles

Back to top button