Ekonomi

Fondacioni Golden Eagle me fabrikë ku do të punësohen vetëm personat me aftësi të kufizuara

 

Sot ësht dita botërore e personave me sindrom down dhe të gjithë ne duhet të bejmë më shumë në gjithëpërfshirjen e tyre ne shoqëri. Duke u bazuar faktet që na rrethojnë, besoj se mënyra më e mirë për integrimin e tyre të plotë, është punësimi i qendrueshëm për ta.
Prandaj,fondacioni Golden Eagle filloi realizimin e projektit për ndërtimin e fabrikës për prodhim të ambalazhit nga letra , në të cilën fabrikë do të punësohen personat me nevoja të veçanta.
Do të jetë kjo fabrika e parë jo vetëm në Kosovë,por edhe më gjerë,e cila tërësisht do të menaxhohet nga këta persona.
Pra,do të jetë ndërmrrje sociale,ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të punësuarit dhe për aktivitete humanitare.
Financimin e ketij projekti do ta bëjë Kompania Frutex, duke ndarë nga 5 cent për çdo kanaqe të GE.
Projekti do te kushtojë rreth 1 milion euro , dhe perfundumi i tij do të bëhet deri në fund të ketij viti.
Fabrika do te ndërtohet në afërsi të Prishtinës dhe do të ndërtohet me standaret e parapara për PVN.
Numeri i të punësuarëve do të shkojë deri në 50 punëtorë dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet në bashkëpunim me Handikos dhe Down Sindrom Kosova.
Ne jemi përcaktuar për këtë lloj veprimtarie prodhuese,e cila është industri e lehtë prodhuese dhe kerkon angazhim më të vogël fizik të të punësuarëve.
Produktet do të jenë ekologjike dhe mund të zëvendesojnë disa produkte të cilat janë ndotëse të ambientit.

Related Articles

Back to top button