Ekonomi

Mblidhen Hotelieret dhe Artistet nga Podujeva

Departamenti i Estradës nga Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, i udhëhequr nga z. Afrim Muqiqi, në shoqërinë e drejtorit ekzekutiv z. Visar Demolli, kanë vizituar përfaqësues të Estradës në qytetin e Podujevës.

Më datë 20.03.2021, në Restaurant ”ORA” të Podujevës janë takuar përfaqësues të Estradës nga qyteti i Podujevës, me ç’rast janë njoftuar për aktivitetet e OHTK-së, dhe për punën që janë duke e bërë drejtuar funksionalizimit të sallave të dasmave dhe estradës, me ç’rast njëra pa tjetrën nuk do të funksiononin.

Drejtori i departamentit të Estradës z. Afrim Muqiqi, bashkë me drejtorin ekzekutiv të OHTK-së u pritën shumë mirë nga podujevasit dhe në këtë takim nga vet të pranishmit u zgjodh edhe kryesuesi i qytetit të Podujevës për Estradë z. Adnan Blaku, të cilit i urojmë mirëseardhje në mesin tonë si dhe punë të mbarë në këtë drejtim.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, në vazhdimësi po i zgjeron aktivitetet e saja, me njerëz të vullnetit të mirë dhe shumë të gatshëm të kontribuojnë në çdo hap të ri që ka OHTK-ja, prandaj është nder dhe privilegj të kesh bashkëpunime të tilla me njerëz kaq potencial!

Related Articles

Back to top button