Lajme

Scholz: Marrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të zbatohen!

 

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se përshkallëzimet e situatës në veri të Kosovës kanë treguar sa e rëndësishme është bashkëpunimi në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, derisa duhet të përfundojnë më në fund zbatimi i marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE.

Scholz i bëri këto komente në hapje të Samitit të Berlinit, i cili po mbahet në Tiranë.

Ai tha se Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë, jo vetëm të çlirohet potenciali i plotë i bashkëpunimit rajonal por edhe për të [përshpejtuar integrimin në BE të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, lufta në Ukrainë ka treguar se sa e rëndësishme është që Evropa të flas me një zë.

“Edhe krizat e theksuara këtu në Ballkanin Perëndimor kanë theksuar nevojën urgjente për të punuar më fort së bashku dhe për të tejkaluar antoganizmat. Ka ardhur koha për të tejkaluar konfliktet të cilat kanë vazhduar për shumë gjatë që ju kanë mbajtur dhe ju mbajnë juve në vend numri. Pra këto përshkallëzime në veri të Kosovës kanë treguar sa e rëndësishme është kjo. Ne duhet të përfundojmë më në fund zbatimin e marrëveshjeve të cilat janë arritur me anën e dialogut të udhëhequr nga BE, dhe jam shumë i kënaqur që për herë të parë që ky samit organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Është një sinjal i fort dhe thekson pronësinë që ka rajoni në këtë proces dhe ne duhet ta përdorim këtë rast për t’u përqendruar tek objektivi që kanë të gjitha shoqëritë e Ballkanit Perëndimor dhe ky është integrimi brenda për brenda rajonit dhe ecuria e mëtejshme në rrugëtimin drejt BE-së “, tha ai.

Related Articles

Back to top button