Lajme

Gjeneral Rama priti ambasadorin italian në Kosovë, Nicola Orlando

 

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në vizitë Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Nicola Orlando. Gjeneral Rama e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e shtetit, ministrisë së mbrojtjes dhe forcave të armatosura italiane për kontributin e madh në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së. Nga ana e tij, ambasadori italian shprehu vlerësimin e lartë për të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së e dëshmuar si forcë profesionale dhe multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim. Në fund të dy u pajtuan që bashkëpunimi në nivel të forcave të intensifikohet edhe më tej në funksion të zbatimit të planit bilateral.

Related Articles

Back to top button