Lajme

Deputetja Ganimete Musliu kërkon kushte më të mira për Policin e Kosovës

Po bëhen 7 muaj që edhe vendi ynë si gjithë Globi, po përballet me pandeminë, e krahas mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë të frontit për të mbrojtur qytetarët nga ky armik i pa dukshëm, po qëndrojnë stoikisht edhe Policia e Kosovës.

Andaj Partia Demokratike e Kosovës është mirënjohëse dhe falenderuese për të gjithë ata djem e vajza që në kushte të rënda pandemie, mbi vetveten dhe shëndetin e familjeve të tyre prioritet e kanë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve të Kosovës.

Që nga fillimi I pandemisë policia e Kosovës në mungesë të kushteve dhe paisjeve adekuate si dorëza, maska mbrojtëse dhe dezinfektues i është ekspozuar direkt rrezikut për t’u infiktuar me COVID-19.

Të përkushtuar dhe të pa thyeshëm ata po punojnë më orar 12 orësh dhe pa te drejtë shfrytëzimi të pushimit vjetor.

Duke parë angazhimin profesional e të domosdoshëm të policisë së Kosovës në menaxhimin e pandemisë, Partia Demokratike e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë vendim për paga shtesë, shujta ushqimore e pagës të ndrrimit të natës sipas ligjit, për policinë e Kosovës gjatë kohës së pandemisë.

Këto kërkesa janë bërë të përditshme nga ana e policisë dhe janë bërë pengesa të pakapërcyeshme për funksionim normal të këtij institucioni.

Paga shtesë, shujta dhe pagesa e ndrrimit të natës sipas ligjit, janë kërkesa minimale por fatkeqësisht kanë hasë në vesh të shurdhër.

Pagesa prej 5 eurove për ndrrimin e natës nuk është pagesë është tallje me policinë e Kosovës dhe sigurinë e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh e ka përcjellë shpërfilljen e kërkesave të policisë së Kosovës nga Qeveria Hoti që si rezultat I injorimit te kërkesave të tyre, policia e Kosovës protestën e sheh si mjet të domosdoshëm dhe të patejkalueshëm për të realizuar të drejtat e tyre që u takojnë.

Si pasojë e nëpërkëmbjes së dinjitetit të policisë nga Qeveria Hoti kemi reflektim edhe nga ana e disa individëve të papërgjegjëshëm të cilët nuk respektojn ligjin dhe nuk përfillin policinë e Kosovës e në raste të shpeshta marrin guximin dhe sulmojnë pjestarët e policisë.

Aktet e tilla janë të pa pranueshme dhe të dënueshëm nga Partia Demokratke e Kosvës ashtu siq janë të dënueshme e të pa pranueshme edhe kur ndonje sjellje eventuale jo profesionale të ndonjë pjesëtari të policisë së Kosovës.

Por për Partinë Demokratike të Kosovës është e pafalshme që institucioni I Policisë së Kosovës, I cili falë punës dhe profesionalizmit në menyrë permanente ja ka dalë të vlerësohet si institucioni më I besuar në vend, të trajtohet në mënyrë të padinjitetshme dhe mospërfillëse nga Qeveria Hoti.

Qeveria Hoti duhet ta ketë të qartë se menaxhimi i Pandemisë pa kontributin maksimal e të pazëvendësueshëm të policisë së Kosovës është I pamundur.

Çdo veprim që do ti shtyente Policinë e Kosovës të sabotojnë aktivitetin e tyre apo të protestojnë është dëm i pariparueshëm dhe vendin tonë e qon drejt një katastrofe të re.

Në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së duke ju shprehur ngushëllime familjarëve të policëve që humbën betejën me COVID-19 dhe duke ju uruar shërim të plotë policëve të infektuar, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës urgjentisht sot të aprovoj kërkesat e policisë së Kosovës, sepse nesër është vonë.

Related Articles

Back to top button