
Ambasada e Kosovës në Francë ka njoftuar se nga data 29 janar Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimin e hyrje daljeve në Francë me vendet jashtë BE-së.
Postimi i plotë
Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se me datë 29 janar 2021 Qeveria Franceze ka marrë vendim për mbylljen e kufijve dhe ndalimit të hyrje-daljeve në Francë nga vendet jashtë BE-së, përveç rasteve të domosdoshme.
Përveç kësaj, qeveria ka urdhëruar mbylljen e qendrave tregtare më të mëdha se 20,000 m2, si dhe ka paralajmëruar kontrolle shumë më të rrepta gjatë orës policore.
Me respekt!