LajmeShëndetësi

Kurti dhe Vitia kanë dhuruar gjakë sot në Ditën Botërore të dhurimit vullnetar të Gjakut

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të dhurimit vullnetar të Gjakut, dhjetëra nëpunës të Ministrisë së Shëndetësisë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për të kontribuar përmes dhurimit të gjakut. Ministri i Shëndetësisë dr. Arben Vitia, bashkë me Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti kanë dhuruar sot gjak në tendën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Nënë Tereza”, bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Policisë së Kosovës, etj. Sivjet, java e dhurimit vullnetar të Gjakut në Kosovë, po shënohet me moton: Dhuro gjak, dhuro jetë, dhuro plazmën, dhuro shpesh!

Related Articles

Back to top button