Lajme

Ramush Haradinaj : deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

Ramush Haradinaj ne nje postim ne facebook tha se deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

Postimi i plot

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.

Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.

RH

Related Articles

Back to top button