Ekonomi

A do të dalin në protesta Gastronomēt pas datës 18 prill ?

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e sektorit të hotelierisë dhe gastronomisë, Oda e Hotelierisë dhe Turizmit menjëherë ka nisur reagimet e saja.

Në kuadër të kësaj qështjeje, Përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, në krye me Prof. Dr. Hysen Sogojeva, si dhe nënkryetari z. Skender Thaçi mbajtën takim me z. Petrit Kllokoqi dhe z. Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

Qëllimi i takimit ishte që të diskutohej rreth asaj se çfarë do të ndodhë pas datës 18 Prill, dhe se çfarë hapa konkret do të ndërmirren.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, me organizatat simotra çdoherë ka pasur raporte dhe bashkëpunime të shëndosha, e edhe kësaj here me Shoqata e Gastronomëve të Kosovës arritën në përfundim që do të punojnë së bashku për interesat e punëtorëve dhe bizneseve.

Në takim u tha se do të krijohet një grup punues, nga i cili grup do të mendohen me strategji veprimet e ardhshme në rast se nuk do të lirohen masat deri më datë 18 Prill, e gjithashtu në takimet e ardhshme me përfaqësues të Institucioneve shtetërore do të jenë të pranishëm bashkarisht për t’i përfaqësuar të drejtat dhe kërkesat e punëtorëve dhe të subjekteve hoteliere/turistike, në mënyrën më të mirë të mundshme!

Related Articles

Back to top button