EkonomiLajme

Hoti Fuqizimi Ekonomik krijonë mundësi të barabarta

Fuqizimi ekonomik krijon mundësi të barabarta!

Sot kam pritur në takimin përfaqësueset e Grupit të Grave Deputete të Kosovës, znj. Vlora Limani- Hajnuni, znj. Teuta Haxhiu dhe znj. Besa Ismaili, me të cilat kam biseduar për respektimin e të drejtave të grave në shoqërinë tonë.

Dua të theksoj rëndësinë për mbështetjen ekonomike të grave në biznes, se fuqizimi ekonomik dhe pavarësia financiare e grave është njëra ndër format konkrete të mbështetjes afatgjate për krijimin e mundësive të barabarta dhe realizimin e barazisë së plotë gjinore.Qeveria e Kosovës do të vazhdoj angazhimin konkret në përditësimin, plotësimin dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm për të parandaluar dhe evituar dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave, si dhe për të fuqizuar shërbimet sociale, rehabilitimin dhe risocializimin e të gjitha viktimave të dhunës.
Është shprehur kryeministri Hoti në postimin e tijë.

Related Articles

Back to top button