Gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 29 aktakuza!

Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetenëntë aktakuza kundër njëzetenëntë personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë persona dhe janë paraqitur dhjetë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Prishtinë: Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë persona, ka paraqitur pesë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave, dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren: Gjatë 24 orëve ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë: Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan: Gjatë 24 orëve ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë: Gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë: Gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi si dhe ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj: Gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave, për vepra të ndryshme penale