Drejtuesit e Odës së Hotelieris dhe Turizmit takojn kryetarin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Prof. Dr. Hysen Sogojeva, bashkë me nënkryetarin z. Skender Thaçi, drejtorin ekzekutiv z. Visar Demolli dhe me udhëheqësin e departamentit të Estradës z. Afrim Muqiqi, sot patën takim me kryetarin e Asociacionit të Komunave z. Imri Ahmeti si dhe me shefat e Grupeve Parlamentare, znj. Mimoza Kusari Lila, z. Besnik Tahiri, z. Arben Gashi dhe z. Abelard Tahiri.
Kjo iniciativë e OHT-së për takime, u realizua me qëllim që të riaktulizohen dhe të shqyrtohen vendimet për masat aktuale ndaj bizneseve hoteliere/turistike.
U kërkua që komuniteti ynë të ketë mbështejte dje përkrahje, me vet faktin se jemi industri më vete dhe njëra ndër shtyllat ekonomike të vendit.
Si nga kryetari i Asociacionit të Komunave z. Imri Ahmeti, ashtu edhe nga të gjithë shefat e Grupeve Parlamentare, u premtua përkrahje maksimale kundrejt bizneseve të kësaj fushëveprimtarie.
Gjithashtu, në takim u harmonizuan që nuk do të ketë më standarde të dyfishta!
Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës së shpejti do të dalë me një komunikatë për vendimet dhe masat e reja që do të mirren për këtë komunitet!