Lajme

Policia e Kosovës Fushata vetëdijesuese “Parandalimi i vetëvrasjes”

Me datën 10.07.2023, në Policinë e Kosovës, konkretisht në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë, ka filluar fushata vetëdijesuese ‘Parandalimi i vetëvrasjes’, organizuar nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore/DPP, në kuadër të Departamentit të Burimeve Njerëzore/DPP, në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë, në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nëpërmes angazhimit të profesionistëve shëndetësorë – psikiatër për mbajtje të ligjëratës. Sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ligjërata “Parandalimi i vetëvrasjes” është mbajtur nga drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Dr. Faton Kutllovci-neuropsikiatër. Fushata vetëdijesuese “Parandalimi i vetëvrasjes” do të vazhdojë të mbahet nga psikiatër me përvojë shumëvjeçare të QKUK-së edhe nëpër drejtoritë policore të rajoneve tjera të Policisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button