LajmeShëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë Jens Erik Grondahl.

Postimi i plot

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, z. Arben Vitia priti sot në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim u bisedua për situatën rreth pandemisë COVID-19 dhe veprimeve që po ndërmerren për menaxhimin e saj.

Në këtë aspekt, ambasadori Grondahl ishte i interesuar rreth mbarëvajtje së procesit të vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Ministri Vitia e ka informuar Ambasadorin për ecurinë e këtij procesi dhe vaksinimin e grupeve prioritare sipas Planit të Vaksinimit.

Ministri ka falënderuar Ambasadorin për përkrahjen e Norvegjisë në fushën e shëndetësisë dhe janë pajtuar për një bashkëpunim sa më të mirë edhe në të ardhmen në interes të ruajtjes së shëndetit publik të popullatës në Kosovë, në kohën kur COVID-19 mbetet ende sfida më serioze shëndetësore në botë.

Related Articles

Back to top button