Lajme

Të helmuarit në Malishevë tashme janë në gjendje stabile!

Gjendja e pacientëve të helmuar, aktualisht është stabile dhe situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Pas orës 21:00, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtori i QKMF-së, Afrim Krasniqi dhe asamblistët Valon Mazreku dhe Halil Morina, i kanë vizituar pacientët e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Sipas drejtorit Berisha, bazuar edhe nga të dhënat e klinikës, gjendja e pacientëve është stabile dhe janë duke u trajtuar nga personeli i klinikës.

Aktualisht në Klinikën Infektive janë të shtrirë 12 pacientë, ndërsa numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë në QKMF në Malishevë ka arritue deri në 39.

Related Articles

Back to top button