Meliza Haradinaj – Stublla : Serbia mohon të vërtetën

NORMALIZIMI I MARRËDHËNIEVE ËSHTË LARG, PËRDERISA SERBIA MOHON TË VËRTETËN!
Arratisja e të dënuarit serb për masakrën e Tërnjes në Kosovë, kriminelit Rajko Kozllina, për të cilin mediet raportojnë se është larguar nga Serbia për ta shmangur vuajtjen e dënimit, shpërfaqë mungesën e thellë të seriozitetit të Serbisë për t’u marrë me të kaluarën e rëndë kriminale, për të pranuar përgjegjësinë, dhe për t’i dënuar kriminelët gjenocidal të luftës në Kosovë.
E gjithë kjo lidhet me fushatën aktuale të Serbisë kundër Kosovës, ku liderët institucionalë që vijnë nga radhët e Millosheviqit me ngulm përpiqen t’i mohojnë krimet gjenocidale të kryera në Kosovë, duke kërcënuar paturpshëm edhe serbët që japin informacion për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi!
Serbia duhet t’i hapë arkivat autentike të ushtrisë, policisë, e paramilitarëve të saj, në mënyrë që drejtësia të veprojë saktë dhe drejtë për agresionin e krimet ndaj popullit shqiptar të Kosovës.