Lajme
Kroacia i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina anti-Covid

Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, pas takimit me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka thënë se Kroacia do t’i dhurojë Kosovës 10 mijë doza të vaksinës anti-Covid.
“Pata kënaqësinë që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia Covid-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marrë vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, ka thënë Radman.
Kroacia është një nga vendet e para që kanë njohur pavarsinë e Kosovës si dhe ka mbeshtet Kosovën në të gjitha integrimet europiane .