UÇPMB vlerë kombëtare që doli nga nevoja për liri

Dalja në skenë e UÇPMB-së ishte dalje në skenë e guximit e krenarisë, dëshirës për të jetuar të lirë e domosdoshmërisë për të avancuar e përmirësuar të drejtat e shqiptarëve të diskriminuar të Luginës së Preshevës.
UÇPMB-ja e cila në vete grumbulloi shumë djemë e vajza të guximshëm, përveç që mbrojti pragun e shtëpisë dhe ndaloi shtypjen e diskriminimin, ajo alarmoi edhe faktorin ndërkombëtarë e internacionalizoi çështjen e Luginës.
Kjo ditë padyshim shënon një ditë të rëndësishme në historinë e re të shqiptarëve gjithandej, ndërsa dëshmorët e rënë shënojnë kapituj të veçant të kësaj historie.
Prandaj, Lavdi Komandant Lleshit e të gjithë dëshmorëve të rënë.
Lavdi Besim Faikut e vëllezërve Saqipi, që ranë dëshmorë në dy vite të ndryshme, por në të njejtën datë e për të njejtin qëllim.
Për liri e çlirim.