Lajme

Demokristianet e Kosovës zgjedhin strukturat e saj dhe janë të gatshem për zgjedhje

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës ka zgjedhur kryesin e saj partiake , ajo ne zgjedhjet e saj ka zgjedhur për kryetar Zef Morina  i cili edhe iu drejtua antarsis dhe mbeshtetsve të partis me një postim në faqen e tij në facebook .

Postimi i tij :
Të dashur Demokristian të Kosovës,

Sot, pas pothuajse 2 muajsh të mbajtjes në mënyrë ligjore dhe demokratike të Kuvendit Zgjedhor të Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës – PSHDK-së në Gjakovë me datë 31 tetor 2020, në shtëpinë e kulturës „Asim Vokshi“, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës – KQZ aprovoj si të rregullt këtë Kuvend, duke më njohur mua edhe zyrtarisht Kryetar të PSHDK-së, si dhe duke njohur edhe Këshillin e Përgjithshëm Drejtues.
Një falenderim shumë të përzemërt e kam për çdo anëtar/e dhe simpatizant/e të PSHDK-së, por në veqanti dua të falenderoj Bashkësinë e Degëve të Gjakovës për angazhimin, kontributin dhe sakrificën e treguar, ku edhepse në kushte të pandemisë Botërore organizuan zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike në 42 Degë, si dhe mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të kësaj BD-je!
Gjithashtu kam një falenderim dhe mirënjohje të pafund për Demokristianët e Diasporës – Bashkësia e Degëve të Zvicrrës, të cilët përkundër kufizimeve të jashtëzakonshme të lëvizjes si shkak i pandemisë, bënë të pamundurën për të marr pjesë në Kuvend dhe për ta mbajtur lart frymën e demokracisë dhe të bashkimit brenda partisë!
Falenderimi im shkon edhe për të gjitha Bashkësitë e Degëve në komunat e Pejës, Prizrenit, Prishtinës, Klinës, Vitisë, Deqanit, Ferizajt Therandës, Istogut etj, të cilat u organizuan dhe mbajtën kuvendet e tyre zgjedhore, duke e kontribuar me delegatët e tyre të zgjedhur në mbajtjen e Kuvendit Qendror Zgjedhor në Gjakovë!
Përkushtimi im së bashku me organet e partisë, KPD, Kresia qendrore dhe strukturat tjera të BD-ve për PSHDK-në dhe për ju, Demokristianë të dashur, do të jetë i pareshtur për ngritjen e kauzës dhe zërit Demokristian në të gjitha instancat e Republikës së Kosovës.
Zoti i bekoftë Demokristianët e Kosovës!
Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

I juaji,
Zef Morina – Kryetar i PSHDK-së

Related Articles

Back to top button