Lajme
Pacolli shkruan për marreveshjen ekonomike me Serbin

Ish Presidenti i Republikes së Kosovës Behxhet Pacolli ka shkruajtur në facebook për mareveshjen në mes të Kosovës dhe Serbis që do të nënshkruhet në Washington
Se Kosova dhe Serbia duhet të lidhin një lloj marrëveshje ekonomike është diçka për të cilën kam folur mbi 13 vjet më parë. Fakti që takimi po zhvillohet në Uashington është pozitiv. Kosova kurrë nuk ka humbur në përfshirjen e SHBA-ve, të cilët janë edhe aleati ynë kryesor. Nëse krahasojmë administratën Trump me administratën e mëparshme, fokusi për Kosovën është në nivelin më të lartë këtë herë. I uroj delegacionit të Kosovës suksese dhe një të ardhme sa më të mirë për Kosovën dhe për stabilitetin në Ballkan.