Lajme

Ramiz Kelmendi : Asnjëherë nuk kemi qenë më në rrezik se sot nga akte të mundshme terroriste

 

Zhveshja e policëve serb në veri përveç mosdëgjueshmërisë politike, ngërthen në vete edhe taktikat e identifikimit dhe të aktit terrorist të mundshëm mbi policët, të cilët është e ditur që (të cilët kanë mbetur të veshur) janë shqipëtarë. Pra, ky është kurthi me dinakëri ndaj të cilit institucionet e Republikës duhet të veprojnë urgjentisht.

1. Duke e ftuar Këshillin Kombëtarë të Sigurisë,

2. Duke kërkuar takim urgjent me Ambasadorin Amerikan (kërkim falje),

3. Duke ftuar takim edhe me Ambasadorët e vendeve të Quintit,

4. I domosdoshëm takimi urgjent me Komandandin e KFOR-it në mënyrë që të vendosen në kryerjen e kontrolleve kufitare.

Realisht sot jemi pa Policë të Kosovës në pikat kufitare në veri dhe jemi pa mbrojtje të sigurisë së zyrtarëve doganorë që vijnë nga pjesa jugore e Mitrovicës.

Pra, kemi kontrabandim dhe lëvizje të pakontrolluara të mallrave, gjë e cila duhet të pamundësohet për të mos ndodhur edhe dëmtimi i sistemit fiskal shtetërorë.

Çdo veprim tjetër që çon në përdorimin e dhunës ndaj qytetarëve dhe keqpërdoruesve, bënë që KFOR-i të ndërhyjë me shpejtësi, meqë mund të vlerësojë mos-shkuarjen e Njësive Speciale të kosovës atje në mënyrë që mos të rëndohet gjendja e sigurisë (siç serbët thonë dhe pretendojnë) në atë pjesë të shtetit të Kosovës.

Pra, tani është krijuar edhe mundësia e hapur e kryerjes së akteve terroriste mbi policinë e Kosovës nga sigurimet shtetërore famqëkeqe të Rusisë, Serbisë dhe implikimi i Paramilitarëve rus, në mënyrë që të inskenohet që forcat policore po vrasin qytetarët e pambrojtur serb dhe që të intervenojë me forca ushtarake Serbia dhe të ndërroj gjendjen e kufinjëve e më pastaj të kalojë në ndonjë konflikt apo siç nuk kamë deshirë ta quaj Luftë!

Proverb popullor; Adoleshentët hanë dardhat të pjekurve u mpihen dhëmbët.

Ramiz Kelmendi

Related Articles

Back to top button